MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Home

Agjërimi pa syfyr të trashë!

  • PDF

Të agjëruarit pa syfyr mund të nxisë sëmundjet të cilat qëndrojnë në pritje! 

Me ardhjen e Ramazanit gjatë muajve të verës rritet dhe koha e agjërimit. Për këtë arsye shtohet më shumë rëndësia e syfyrit.

Ashtu siç e kemi thënë edhe më pare ushqyerja sado e pakët në syfyr do t’ju ndihmojnë të përballoni më mirë urine gjatë ditës dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin. Sepse qëndrimi për një kohë të gjatë i uritur mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të dëmtojë mëlçinë. Ndikon negativisht tek tensioni dhe sheqeri. Prandaj ngrihuni dhe hani medoemos syfyrin. 

 

Agjërimi pa syfyr të shëndosh! 

Meqë personi ushqehet një here në ditë edhe dendësia e ushqimit të marrë në iftar rritet dhe personi mund të shtojë 2-5 kg në fund të muajit të Ramazanit. Nëse syfyri konsumohet në mënyrë të ekuilibruar parandalohet shëndoshja. 

 

Mos mbani dietë dobësimi gjatë agjërimit …mund të keni humbje muskulare! 

Është shumë i gabuar mendimi i perceptimit të agjërimit si një mundësi për t’u dobësuar. Gjatë periudhës së ramazanit ushqehuni në mënyrë të shëndetshme. Hani ngadalë ushqimin. Mund të pushoni pak pasi keni ngrënë supën e iftarit. Pas 10-15 minutave mund të kaloni tek gjella  por mos harroni të hani ngadalë. Para se të kaloni tek ëmbëlsira  bëni pak ecje. Mund të dobësoheni ose të merrni 1-2 kg për shkak të ndryshimit të rregullit të vakteve. Por ushqyerja me pak kalori në emër të dobësimit  do të ndikojë negativisht në humbjen muskulare. 




Lajmet e funditTë rëndomta