“Një kategori që lejohet prishja e agjërimit është edhe kategoria e pleqve, që janë të shtyrë tepër në moshë dhe që shohin se ju vështirësohet shëndeti apo e kanë shumë vështirë ta përballojnë agjërimin, dhe atyre u lejohet prishja e agjërimit. Këtu disa dijetar kanë thënë po që se më vonë, gjatë dimrit e sheh se është më i qëndrueshëm, u lejohet apo obligohen që të agjërojnë brenda stinës së dimrit. Po që se e vërejnë që sërish nga mosha e tyre nuk do të mund të agjërojnë atëherë ato edhe nuk duhet të kompensojnë me agjërim, por e kompensojnë me pagesën e fidjes, do të thotë me çmimin e fitrës që është këtu te ne, për çdo ditë të agjërimit”, tha Qenan Ismaili, imam.
Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe jo shëruese. Mirëpo siç sqaron, teologu Qenan Ismaili, personat në fjalë pagesën e fidjes duhet ta bëjnë ndaj personave të varfër.
“Këta kategori njerëzish duhet të paguajnë fidje, d.m.th të paguaj sasinë e fitrës, të ushqej një të varfër me ushqim sikur që ai e shfrytëzon në përditshmërinë e vet dhe mund t’a jep, në veçanti potencohet të varfërve edhe pse dijetarët e kanë lejuar për ata që ju takon zeqati, pra nevojtarëve, kategorive që i përmend Allahu në Kur’an, u lejohet që t’ju jepet fidja. Po ne veçanti këtu duhet të potencojmë, të varfëritë janë ata që kanë prioritet. Lejohet edhe çdo ditë, mirëpo më e mira është që të bëhet në fund të agjërimit sepse ndoshta dikush e ndjen veten të lodhur ditën e parë dhe të dytë, mirëpo ditën e tretë mund ta ndjej veten mirë dhe mund të agjëroj. Do të thotë që në fund të Ramazanit i paguan ditët që nuk ka arritur ti agjëroj”, u shpreh Qenan Ismaili, imam.
Ismaili veçanërisht potencon se personat më sëmundje të caktuara është me rëndësi të marrin mendimin e mjekut nëse munden të agjërojnë. Ai madje shton se edhe feja islame nuk lejon që i sëmuri të vendos vet të agjëroj, për shkak se agjërimi nuk lejohet të jetë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të njeriut./Alsat-M/


