ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Showbiz Showbiz Big Mama: 'Më duhet kohë për ta marrur veten'

Big Mama: 'Më duhet kohë për ta marrur veten'

  • PDF

Pas aksidentit ku vdiq miku i këngëtares Big Mama dhe pas përfundimit të procedurave ligjore nëpër organet përkatëse, këngëtarja ka lënë edhe spitalin dhe, së bashku me familjen e saj, është kthyer në shtëpi, në Tetovë.

 

Në kujtesën e saj kanë ngelur të memorizuara çastet e fundit të përpjekjeve për të shpëtuar mikun e ndjerë Lirim Jusufi, por në ato momente ajo ka rrezikuar edhe jetën e vet. Dhe vetëm falë ndërhyrjes së personave që janë gjendur aty afër, ajo ka arritur t’i shpëtojë vdekjes.

Big Mama tani do të vazhdojë kurimin në kushte shtëpiake, ose në klinikat e qytetit të saj për të stabilizuar edhe gjendjen shpirtërore. ”Ju faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe kujdesin, edhe pse do më duhet kohë për ta marrur vetin” shtoi më tej këngëtarja.




Lajmet e funditTë rëndomta