Videoklipi është realizuar nga videoproduksioni Fabrika dhe pjesë të videoklipit janë të marura nga koncertet e Elitës 5 në Tetovë dhe qytetet tjera në kuadër të Xha Best të organizuar nga ONE.
Kurse autori i tekstit Vigan Sulejmani për “editorial” shprehet se në tekstin e këngës është bazuar në realitetin të cilit nuk ke shancë t’i ikësh, në realitetin i cili i ndodhë gati se çdo njeriu.
Kryefjala e tekstit të këngës sipas Viganit është një vajzë e cila edhe përkundër asaj që është duke bërë gjeste që hetohen, vazdhon të aktroj duke e luajtur rolin e hipokrit ndonëse fundi i hipokrizisë është gjykimi i mëpasëm të cilin e jep vetë jeta, duke mos e marrë parasysh pendesën prej hipokriti.
Është pak a shumë fabul jete e cilia është gërshetuar bukur me muzikën dhe pritet të jetë njëra ndër këngët HIT të këtij sezoni, e pse jo edhe këngë që do dëgjohet gjithmonë, njejtë sikur këngët e tjera të grupit “ELITA 5” që nuk vdesin kurrë.


