Sharmit të tij, sipas fotove të shkrepura nga paparacët dhe shkrimeve të mediave, nuk i kanë rezistuar Adriana Daci, Arita Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Altuna Sejdiu, Adelina Tahiri, Liberta Spahiu dhe lista është edhe më e gjatë …
Megjithëse gjithmonë në shoqërinë e vajzave të bukura, ai ia ka dalë ta mbajë të fshehur nese ka ndonje lidhje të zemrës. Ai nuk ka prezentuar nje te dashur ne publik, pasi sipas tij ende nuk e ka gjetur vajzën e veçantë.
“Jeta private është private. Unë nuk provokoj dhe nuk merrem me thashethemet e medias. Me shumicën vajzave jemi kolegë. Për momentin nuk kam nevojë për një bashkëshorte. Mendoj se nuk ka ardhur momenti për një hap kaq të rëndësishëm. Gjithsesi nuk i dihet, vëllai im u martua 20 vjeç, për mua të presim…", ka thënë ai për TCH, duke shtuar se ai ështe gati, pret vetëm njeriun e duhur.


