ENJT05232013

Perditesimi i fundit03:11:18 MD

Back Showbiz Showbiz Intervista - Shkumbin Ismaili: Së shpejti album i dytë (VIDEO)

Intervista - Shkumbin Ismaili: Së shpejti album i dytë (VIDEO)

  • PDF

Gati një dekadë në skenën muzikore, këngëtari nga Tetova Shkumbin Ismaili po shënon suksese të vazhdueshme. Këngët e tij po dëgjohen nga shumë adhurues jo vetëm në Tetovë por në tërë trojet shqiptare.

Tregues më i mirë për këtë janë shikueshmëri e këngëve të tij në youtube, ku kënga e tij “Bindem” mbrëmë shënoi një rekord të shikueshmërisë prej 200.000 klikime. Karierën e tij muzikore dhe planet për të ardhmen, Shkumbin Ismaili i zbulon në një Intervistë ekskluzive për Portalin www.tetova1.com

 

Tetova1: Kur keni filluar me karierën muzikore ?
Me muzikë kam filluar të merem para shumë vitesh, kurse profesionalisht nga viti 2003 kur u publikua edhe kënga ime e parë “Ti largohesh” dhe deri më tash kam realizuar gjithsej 14 këngë.


Tetova1:Keni publikuar ndonjë album më këngë deri më tash dhe kush janë autorë të teksteve ?

Po gjithsesi. Në vitin 2008 e kam publikuar albumin tim të parë i cili titullohej “BINDEM”. Kurse sa i përket teksteve të këngëve disa i kam shkruajtur unë kurse disa të tjera i kam bërë në bashkëpunim me Arlind Farizin.

Tetova1:Sa prej këtyre këngëve janë të përcjella edhe me videoklipe dhe a mund të presim së shpejti ndonjë videoklip të ri prej jush ?
Deri tani kam realizuar 2 videoklipe. Videoklipin e këngës "BINDEM" dhe "Mbete një kujtim". Momentalisht jam duke realizuar dhe këngë tjera që shpresoj ndonjërën prej tyre ta shoqëroj me videoklip.

Tetova1:Keni marë pjesë në ndonjë festival ?
Kam qene pjesëmarës në festivalin TOP Fest në Shqipëri në 3 edicione me kengën “Ti largohesh” (Top Fest 3), Vargjet e Fundit (Top Fest 4), dhe së fundi me "E bukura Ime" (Top Fest 7),.

Tetova1:Përshtypja e përgjithëshme është se jeni shumë i kërkuar në Shqipëri. Keni ide pse ndodh një gjë e tillë ?
Po është e vërtet se kohën e fundit jam shumë prezent me koncerte dhe me organizime tjera pranë adhuruesve të mi në Shqipëri. Unë mendoj se kjo është si rezultat i shijes së adhuruesve si dhe kuptohet prezencës në festivalet që i potencova më lartë.

Tetova1: Këndimi për ju është profesion ose hobi?
Ndoshta në fillim ka qenë si hobi mirëpo tani më është bëre edhe profesioni im pasi kam dhe studion time ku kohen më të madhe jam përkushtuar muzikës.

Tetova1:Përveç këndimit me çfar meret Shkumbini ?
Një pjesë të madhe të kohës ua kushtojë studimeve pasiqë jam student në Universitetin Shtetëror të Tetoves, dega Regji Filmi.

Tetova1: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen ?
Shpresoj që sa më shpejt të përfundoj albumin tim të dytë, të jem prezent edhe me videoklipe tjera dhe të jem sa më pranë adhuruesve të mi.

Tetova1: Dicka për në fund ?
Suksese stafit të Portalit Tetova1, vazhdoni me këtë ritëm. Jeni të mrekullueshëm dhe ju ndjekim me të gjitha informatat që i publikoni .




Lajmet e funditTë rëndomta