MAR05212013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Showbiz Showbiz Kënga 'Ti' së shpejti për adhuruesit e muzikës

Kënga 'Ti' së shpejti për adhuruesit e muzikës

  • PDF

 

“Ti” titullohet kënga e radhës e Da Lee, djali nga Gostivari i cili po ecën me hapa të sigurtë në muzikë.

Da Lee tregon për portalin Tetova1 se tekstin e këngës e ka shkruar vetë, ndërsa për kompozimin dhe orkestrimin e këngës është kujdesur Adis Ismaili. Da Lee falenderon edhe antarët tjerë të bendit te tij për detajet tjera për të cilat ata janë përkujdesur. Mes te tjerash ai thekson:

“Kjo këngë do të tingëllojë shumë ëmbël te të gjithë, meqenëse është një baladë dashurie e bazuar në një ngjarje të vërtetë. Vendosëm ti realizojmë edhe një klip sepse mendojmë se është bërë një kombinim i bukur mes tekstit dhe muzikës. Klipi është realizuar nga produksioni Fabrika nga Shkupi. Kontribut ka dhënë edhe stafi i Qendrës për Kulturë në Gostivar.”

Ndërsa portali Tetova1 sapo të lançohet klipi, do t’ua servojë të gjithë lexuesve!

 

L. Kuçi/ tetova1.com




Lajmet e funditTë rëndomta