Aktori ka zgjedhur ditën e enjte për tu martuar për shkak se është dita kur ka lindur nëna e tij dhe se dita e enjte është ditë e mbarë për tu martuar.
Babai i Luanit i cili nderoi jetë para dy javësh, nuk pati mundësi për ta parë martesën e Luanit, mirëpo Luani sqaron se ai ka qenë i njoftuar se Rejhani do të jetë gruaja e tij e ardhshme.
Vajza që i ka pushtuar zemrën Luanit është juriste nga Shkupi dhe punon në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni.
E bukura siç merr veshtë yllpress.com është se Rejhani ka shkuar në New York për punë ndërsa atje Luani i ka propozuar martesë dhe ajo ka pranuar dhe kështu lidhja e tyre njëvjeçare është kurorëzuar me martesë në byronë e martesave në City Clerk të New Yorkut.
Luani do bëj një dasëm të madhe tetovare në korrik të vitit 2013 në Tetovë /Yllpress.
Martohet aktori Luan Bexheti
Aktori tetovarë që jeton në Amerikë Luan Bexheti është martuar dje me vajzën Rejhan Ismani tani edhe Bexheti, në City Clerk të New York-ut.
| Lajmet e fundit | Të rëndomta |



