MER06192013

Perditesimi i fundit02:20:05 MD

Back Showbiz Showbiz MorgenPost nxjerr detajet e para të filmit më të ri ku Blerim Destanit luan rolin kryesor

MorgenPost nxjerr detajet e para të filmit më të ri ku Blerim Destanit luan rolin kryesor

  • PDF

Gazeta gjermane Morgenpost i ka bërë publike detajet se si zhvillohet tregimi i filmit "90 minutes- Projekti i Berlinit" ku aktori kryesor është Blerim Destani.


""90 Minuta –Projekti i Berlinit" quhet filmi më i ri i kryeqytetit. Një ndjekje, që realizohet në një plan, pa asnjë prerje të vetme. Po si bëhet kjo? Djali futet në tren në stacionin Zoo të Berlinit dhe kamera futet bashkë me të. Pastaj gjendemi papritmas në një metro dhe ndalojmë tek në Wuhletal në qiell të hapur dhe përsëri kthehemi në qendër në Bundestag. Këtu njohësi i Berlinit i fërkon me të vërtetë sytë. Dhe kjo do të jetë kështu, sepse trileri eksperimental i Ivo Trajkovit "90 Minuta – Projekti i Berlinit" ndjek kryq e tërthor qytetit si asnjë film që prej "Run Lola Run". Ai e bën këtë dhe kjo e tejkalon dukshëm veprën e Tom Tykwers në „kohë reale“ – pra pa asnjë prerje. Së paku pa asnjë të dukshme. „90 minuta“ mund të klasifikohet bindshëm si produksioni më i veçantë i zhanrit të filmave vërtetë jo të lirë të Berlinit " fillon tregimin MorgenPost.
E gjitha fillon – me një premierë filmi. Ylli i filmit, Sebastiani (Blerim Destani) nderohet, publiku qëndron në sallë dhe filmi fillon. Mirëpo Ylli ngel jashtë – dhe e shikon orën. Filmi zgjat 90 minuta; kaq kohë i ngel atij për një plan të errët. Ai dëshiron të hakmerret, ta vrasë gurun e sektit (Udo Kier), i cili e ka në ndërgjegjen e vet jetën e të dashurës së tij (Nicolette Krebitz).


Sebastiani vrapon
Edhe sekuenca e kinemasë – ajo u xhirua në Zoo-Palast, shkurt para se aty të fillonin punimet e renovimit – është e jashtëzakonshme: një çerek ore, në të cilën figura kryesore (dhe me të edhe kamera) ec në brendësi të ndërtesës dhe gjatë kësaj kalon pranë personazheve tjerë, të cilët do të paraqiten më vonë përsëri. Pastaj ai del jashtë ndërtesës drejt stacionit Zoo e pastaj kryq e tërthor nëpër qytet. Te stacioni kryesor, hyn në ICC, në Liquidrom, në Katakombet e Sistemit të ujësjellësit Friedrichshagen – dhe për Showdown në terrasën e Hidrocentralit, me pamje spektakolare drejt qytetit. Ndjekja fillon me tren, me skaf, një herë vidhet një biçikletë dhe një veturë. Por kryesisht Sebastiani vrapon dhe vrapon e vrapon. Si një herë Lola, por kësaj here me xhup të kaltër në vend të flokëve të kuqe. Dhe tensioni rritet edhe përmes faktit, që edhe ndjekësi ndiqet pjesërisht, prej truprojave ose prej policisë.


Pa fotografi nervozuese lëkundëse
Mund të mendohet, se filmi është xhiruar me kamerë dore nervozuese, me fotografi lëkundëse à la Lars von Trier. Por është gabim: Puna mjeshtërore me kamerën  e Suki Medencevic jep vazhdimisht fotografi jashtëzakonisht të qarta. Dhe ata i zëvendësojnë tërësisht dialogët. Ngjarja paraprake rrëfehet me flashback-ë, por edhe këta integrohen në mënyrë gjeniale në rrjedhën permanente të fotografive: si film i incizuar në celular ose jepen si „pasqyrime“ në sipërfaqe xhami.
Ndoshta nuk është rastësi që filmi nuk u xhirua nga vendësit. Regjisori Trajkov dhe kryepersonazhi Destani të dytë vijnë nga Maqedonia, në vitin 2004 kanë punuar për herë të parë bashkë – dhe në vitin 2008 erdhën te ideja e çmendur. Për këtë vinte në konsiderim vetëm një qytet: Berlini. Atë e kanë zbuluar ata vetë gjatë xhirimit.




Lajmet e funditTë rëndomta