Kritikët e artit e vlerësuan punën e Qëndrimit me komente pozitive. Në këtë dramë kishte një ndërthurje të bukur mes muzikës, efekteve, koreografisë, etj.. Ajo bart në vete një mesazh të thellë deri shikuesit e saj, duke qenë mes jetës, parajsës dhe ferrit.
Aktorët që I falën emocione pa fund publikut të pranishëm në sallë ishin Delinda Zhupa dhe Linda Jarani, për interpretimin dhe kompozimim u kujdes Sidorela dhe Senti Duli, koreografinë Erza Kuka, ndërsa për veshjet skenike Ened Kuka. Qëndrimi shprehet për portalin tonë se reprizat e saj do të vazhdojnë në Tiranë, do të ketë turne me tetë shfaqje në Kosovë dhe në Maqedoni. Mes të tjerash ai thekson se nga muaji maj aktorët do të luajnë edhe në Festivalin e të Rinjve në Bukuresht.
L.Kuçi/ tetova1.com


