Për një kohë të shkurtër, ai arriti që ti fitoj zemrat e kritikës së modës në Kroaci që kurrë nuk i kursyen fjalët e mira për tetovarin. Katër agjensitë e modës janë të gatshëm për të nënshkruar një kontratë me 'Jashin' , kurse është në negociata për incizimin e një reklame për një brend ballkanik.
Menaxheri i "AsNas Photography", Naser Ismaili që në setin e parë të fotografimit e ka njohur talentin që e zotëron i riu Jashar dhe fotografitë e tij i ka dërguar për konkurs të modelëve në Kroaci. Preazantimi është ndjekur nga një numër i madh i kritikëve të modës të cilët kanë vendosur që ti japin një shancë tetovarit për tu prezantuar në projekte më të mëdha të Ballkanit.
Jashar Jashari, i lindur më 19 Mars të vitit 1994, është një djal modest që di se cfarë të dëshiron dhe lufton për atë. /Tetova1.com/


