Vajza e vogël e Star Academy-së para disa vitesh është rritur mjaft profesionalisht. Tashmë ajo njihet si fituesja e “The Voice 2 Albania”.
Një zë i fort, shumë njerëz kishin besimin se ajo do të fitojë që në paraqitjen e saj të parë në këtë audicion. Me veshje të thjesht në skenë, por gjithmonë shkëlqente, në cdo performancë të saj çlironte nga vetja gjithë energjinë pozitive duke i transmetuar edhe publikut emocione pafund. Mentori saj i besoi deri në finale, por publiku deshi që ajo të jetë fituesja. Venera Lumani flet më tepër për portalin tetova1.com!
Lexoni!
Liridona Kuçi – Tetova1
Tetova1 - Venera fillimisht na tregoni, e keni shijuar fitoren në maksimum apo akoma nuk keni gjetur kohë?
Venera L. - Përpos asaj natës, veç spektaklit që festuam pak fare,nuk kam patur as edhe një orë kohë për të festuar nga angazhimet e tepërta, por uroj që së shpejti të gjej pak kohë për të festuar me të afërmit.
Tetova1 - U kthyet në vendlindje pas një kohe, më thoni cilat ishin impresionet e para dhe cili ka qenë komplimenti më I bukur që do ta veçonit?
Venera L. - Të gjithë më kanë uruar nga zemra dhe i falenderoj për mbështetjen, ndërsa sa për komplimentet nuk mundem ti ndaj dot, të gjithë janë superiore dhe shumë të vyeshme për mua, më japin shtysë për të vazhduar më tutje.
Tetova1 - Kur konkurruat te “The Voice” e kishit menduar që do arrinit deri në finale dhe për më tepër të “rrëmbenit” çmimin e madh?
Venera L. - Jo, aspak, thjesht kisha dëshirë të shfaqem në atë skenë për të treguar aftësitë e mia muzikore.
Tetova1 - Çfarë ju shtyu ti besonit pikërisht Sidrit Bejlerit që të ishte mentrori juaj?
Venera L. - Ai është një këngëtar i shkolluar që njeh mirë zanatin e tij dhe unë doja të jem pjesë e skuadrës së tij sepse e dija se prej tij do mësoj shumë.
Tetova1 - Në gjysmëfinale duhej të përballeshit me Lindin i cili ka një zë të veçantë dhe të embël. Sidriti përmendi emrin tuaj si finaliste, ndërkaq Lindi u eleminua. Si u ndietë në ato çaste?
Venera L. - Hmm, jo ndjenjë e mirë, por dikush duhej të eliminohej!
Tetova1 - Në finale ishit me tre konkurrentë tjerë që poashtu cilësoheshin për vokalin e tyre potent. Cilin prej tyre e konsideronit si konkurrentin tuaj më të fort?
Venera L. - Të gjithë ishin super të fort.
Tetova1 - Nëse nuk do të ishit ju fituesja e “The Voice 2”, kush mendoni se do ishte më i denjë për këtë çmim?
Venera L. - Matej!
Tetova1 - Keni thenë nëpër intervista të ndryshme që keni filluar të punoni rreth këngëve tuaja personale. Por keni menduar për ndonjë bashkëpunim me ndonjë konkurrent të “The Voice”? Nëse po, cili është ai apo ajo?
Venera L. - Po, do të ketë edhe bashkëpunime, por tani për tani nuk dua të hedh asgjë në ajër.
Tetova1 - Si qëndrojnë raportet me konkurrentët e “The Voice 1”? Cili prej tyre ju ka përkrahur?
Venera L. - Kam komunikuar me disa prej tyre, besoj se të gjithë na kanë përkrahur të gjithëve, jo vetëm mua.
Tetova1 - Na tregoni pak, si shkon puna me fakultetin, kanë filluar pak ta mbajnë më hatër profesorët Venerën?
Venera L. - Jo hatër, ndoshta mbështetje po, por hatër assesi.
Tetova1 - Sipas jush, cila është mënyra më e mirë për të lançuar një këngë ajo përmes një klipi apo festivali?
Venera L. - Te tregu ynë të dyjat janë OK si metoda, varet vetëm nga kënga edhe këngëtari. Një këngë e bukur ngelet po e bukur, lançimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme.
Tetova1 - Cili është mesazhi i Venerës për fansat e saj?
Venera L. - I falenderoj shumë për mbështetjen si fillim dhe më pas ju them të dëgjojnë muzikë të mirë, të ushqehen mirë me të dhe të shoqërohen sa më shumë.


