SHT05182013

Perditesimi i fundit11:50:15 MD

Back Shpallje Shpallje Konkurs për ndarjen e çmimit shkencëtari i ri i vitit, hafizit më të ri dhe hafizes më të re

Konkurs për ndarjen e çmimit shkencëtari i ri i vitit, hafizit më të ri dhe hafizes më të re

  • PDF

Forumi Rinor Islam, me rastin e manifestimit të Vitit të Ri të Hixhrit, shpall KONKURS:


1. PËR NDARJEN E ÇMIMIT SHKENCËTARI I RI I VITIT

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

- Të jenë shtetas të Republikë së Maqedonisë;
- Të jenë nën moshën 33 vjeçare;
- Të kenë të kryer arsimin sipëror-fakultetin;
- Të kenë të arritura të veçanta në shkencë.

Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin vijues:

- Fletë aplikimin;
- Letër motivacionin;
- CV personale;
- Kopje të certifikatave, punimeve, botimeve apo ndonjë materiali tjetër që vërteton arritjet e tyre.

Kandidatët e interesuar mund ta marrin Udhëzuesin për zgjedhjen e Shkencëtarit të ri të vitit në adresën elektronike: www.fri.org.mk



2. PËR ZGJEDHJEN E HAFIZIT MË TË RI DHE HAFIZES MË TË RE

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë hafizët/hafizet nga RM.
Me rastin e aplikimit, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin vijues:

- Fletë aplikimin;
- Certifikatën e lindjes;
- Një fotografi;
- Diplomën e hifzit.


Informata shtesë lidhur me konkurset në fjalë kandidatët mund të marrin në ueb faqen: www.fri.org.mk , përmes emailit: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë , ose në numrin e telefonit: (02) 3233 659

Aplikimet duhet të dërgohen deri më 10.11.2012, në adresën e Forumit Rinor Islam:
Rr. Krste Misirkov nr. 57a lok.3 , 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë.

Ose përmes emailit: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë




Lajmet e funditTë rëndomta