DIE05192013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Arsim Shpallje Në kuadër të Shkollës Neting nga 01 nëntori funksionon edhe Akademia lokale për CISCO

Në kuadër të Shkollës Neting nga 01 nëntori funksionon edhe Akademia lokale për CISCO

  • PDF

Shkolla Neting, një kohë të gjatë meret me organizimin profesional të kurseve për gjuhë të huaja, informatikë dhe matematikë, dhe me sukses te larte ka realizuar programin për të cilin është dedikuar, si shkollë e vetme e licencuar në Tetovë e cila vepron në bazë të standardeve europiane për mësimin e gjuhëve të huaja, që kërkohen nga EQUALS (qendra europiane për evaluim dhe verifikim të kualitetit në mesimin e gjuhëve të huaja). 

 

Në kuader të kësaj shkolle përvec kurseve standarde për gjuhë të huaja , informatikë dhe matematikë, për të gjitha moshat , organizohet edhe trajnime të vecanta për certifikata ndërkombetare të anglishtes, si certifikatat e Kembrixhit, IELTS etj.

Prej fillimit të këtij muaj në kuadër të Neting School, në bashkëpunim me “Media fleta” nga Gjilani,  funksionon  Akademia lokale për CISCO, e vetme në Maqedoninë perëndimore, e cila do të organizon trajnime për certifikata ndërkombetare nga informatika, duke u nisur nga bazat e rrjetave e deri te certifikatat profesionale të cilat preferohen për studentë , mësuesë dhe profesorë të inofrmatikës, si dhe ata që merem profesionalisht me ndonjë nga fushat e teknologjisë informative.  

Të interesuarit mund të paraqiten në qendrat e Shkollës Neting , e cila gjendet në qendër të qytetit në Tetovë, apo ne email: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë




Lajmet e funditTë rëndomta