DIE05192013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Shpallje Shpallje Punësohu përmes YES projektit

Punësohu përmes YES projektit

  • PDF

Qendra për edukim dhe zhvillim me përkrahje të USAID në muajin Mars do të implementojë trajnimet 8 modulëshe që kanë për qëllim përgaditjen e të rinjëve për përvetsimin e aftësive për punësim.

Ndryshe ky projekt njihet me emrin ”Rrjeti rrinor për përvetësimin e aftësive për punësim – rrjeti (YES)” i cili realizohet në 3 Komuna të Maqedonisë, dhe ka për qëllim përvetsimin e shkathtësive tek të rinjtë të cilat do t’u mundësojnë që të ballafaqohen me sfidat e ekonomisë modern. Projekti u dedikohet të rinjëve, studentëve, si dhe të papunësuarve të paraqitur në entin për punësim prej moshës 16-25 vjeç.

Implementimi i projektit në Komunën e Tearcës, do të jetë në periudhën prej 9 deri 12 Mars 2012. Trajnimet do të jenë interaktive. Pjesëmarrësit që me sukses do të ndjekin trajnimet do të marrin çertifikata. Trajnimet do të mbahen nga persona të specializuar të cilët kanë ndjekur trajnimin special në këtë temë nga trajnues amerikan.

Temat e trajnimeve janë:

Hyrje në trajnim

Zhvillim personal

Aftësi për kërkim të punës

Aftësitë e komunikimit

Sjellje e duhur në vendin e punës

Punë në grupe dhe lidership

Siguri, të drejta dhe detyrat në punë

Aftësi financiare

 

Më shumë informacione rreth konkursit:

Të gjithë të interesuarit le të dërgojnë FLETË APLIKIMET e plotësuara në: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë më së voni deri 4 Mars 2012.

Fletë aplikimet mund t’i merrni këtu në pjesën ueb faqen www.ced.org.mk




Lajmet e funditTë rëndomta