MER05222013

Perditesimi i fundit09:56:32 MD

Back Shpallje Shpallje PUNËTORI: "EVROPA, TI DHE UNË"

PUNËTORI: "EVROPA, TI DHE UNË"

  • PDF

Në kuadër të festimit të ditës së Evropës, 9 Majit, organizata joqeveritare nga Tetova, Qendra Evropiane SN7, organizon punëtorinë njëditore me temë: “Evropa, ti dhe unë”.

Kjo punëtori synon të kontribuoj për një kuptim më të mirë të vlerave evropiane për të jetuar të bashkuar në dallime dhe formësimin e të ardhmes evropiane. Pjesëmarrja në punëtori është e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri themelore dhe interes rreth Bashkimit Evropiane – BE.
Aplikimi bëhet duke plotësuar formularin e aplikimit i cili mund të merret në: http://www.sn7.org.mk/application-workshop-09.may.2012.doc dhe i njëjti të dërgohet më së voni deri më 7 Maj, 2012 në adresën elektronike Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë
Punëtoria “Evropa, ti dhe unë” do të realizohet më 9 Maj, 2012, në qytetin e studentëve në Tetovë, nga ora 11:00 – 13:00. Pjesëmarrja është e kufizuar në 15 pjesëmarrës, ndërsa punëtoria do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Participimi në punëtori është falas, ndërsa sipas planit financiar të projektit, nuk do të sigurohet asistencë financiare për shpenzime tjera që varrojnë nga ndjekja e kësaj punëtorie, si shpenzime transporti, ushqimi apo akomodimi.
Për informacione më të detajuara, kontaktoni stafin realizues të kësaj punëtorie në: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë ose lajmëroheni në numrin e kontaktit 070 523 764.




Lajmet e funditTë rëndomta