SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Sport

Ibishi: Shkëndija në duart e bastexhinjve!

  • PDF

altIdriz Ibishi, ishkryetari i KF Shkëndija, më në fund ka thyer heshtjen. Në një intervistë për “Lajm” ka rrëfyer pa dorëza për largimin e tij të fundit nga skuadra e Shkëndijës, për prapaskenat që i janë bërë atij vetëm e vetëm të braktisë klubin. Sipas Ibishit, Shkëndija s’ka qenë kurrë më keq se tani, në duart e bastexhinjve. Ai nuk beson se së shpejti mund të rikthehet tek Shkëndija, pasi siç thotë “nuk e lë shteti ta drejtoj Shkëndijën, sepse do të bëhet kampion”

Shaqiri kundërpërgjigje Ballistëve: S'merrem me tregti por me futboll

  • PDF

altTrajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, përmes një demanti ka reaguar rreth tekstit të fundit nga shoqata e tifozëve “Ballistët” publikuar në www.lajmpress.com lidhur me akuzat që i janë bërë atij për siç kanë shkruar “ballistët”- “trukime të ndeshjeve gjatë këtij sezoni”.

Kundër Belgjikës përsëri tandemi Agim Ibarimi dhe Fehran Hasani

  • PDF

altSeleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë Çedomir Janevski në prag të dy ndeshjeve kualifikues e për Botërorin 2014, kundër Belgjikës që do të zhvillohen me datën 22 mars në Shkup dhe 26 mars në Bruksel, ka shpall listën e 22 futbollistëve të cilët do të konkurrojnë për formacionin më të mirë .

Ballistët bojkotojnë udhëheqësinë e klubit

  • PDF

Shoqata e tifozëve “Ballistët”, nëpërmjet një reagimi për shtyp kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth rezultateve katastrofale në dy ndeshjet e fundit të klubit të futbollit Shkëndija në sezonin pranveror.

Shkëndijën e mori Vardari

  • PDF

altSkuadra e Shkëndijës është demoluar në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup nga lideri i renditjes, Vardari me rezultat 6-1 në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të ligës së parë të Maqedonisë në futboll.

Artim Shaqiri: Shpresojmë ta mposhtim Vardarin

  • PDF

altNdeshja e mbetur e javës së 20-të në elitën e futbollit të Maqedonisë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të martën me fillim në orën 14:00 në stadiumin “Arena Filipi dytë” në Shkup, ndeshje kjo e cila ishte e prolonguar me rekomandim të MPB-së pas ngjarjeve të fundit.

Paraqitje shumë e mirë e Agim Ibraimit

  • PDF

altDerbi i kampionatit slloven ndërmjet dy skuadrave më të mira të këtij shteti Olimpija-Maribor ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Në skuadrën kampione të Sllovenisë ku luan edhe futbollisti më mirë i Maqedonisë, Agim Ibraimi të parët kanë kaluar në epërsi me golin e Fajiq-it në minutën e 22-të të ndeshjes ku pjesë e asistencës ka qenë edhe futbollisti tetovar.

Renova fiton tre pikë kundër Metalurg, Drita barazon me Pelisterin

  • PDF

Renova me golin e Ersen Sali siguroi tre pikë shumë të mëdha, ndërsa Drita barazoi me Pelitserin 1-1. Golin për avantazhin e Dritës e shënoi Valmir Jonuzi në minutën e 8-të.

Vardar-Shkëndija, ndeshje e rrezikut të lartë

  • PDF

altNuk ka shtyrje të krye- ndeshjes së javës së 20-të , të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën në Shkup duhet të përballen Vardari dhe Shkëndija.