Drita e Bogovinës është mundur me rezultat 2:0 nga Metalurgu në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Dueli i cili duhej të luhet të dielën dhe u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale, u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Drita mundet nga Metalurgu me rezultat 0:2 (VIDEO)
- 09 Prill 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 249
Drita – Metalurgu luhet nesër në Tetovë
- 08 Prill 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 162
Të reshurat e shiut si dhe zgjedhjet lokale në vend kontribuuan që ndeshjet e javës së 24 të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë të zhvillohen për tre ditë me radhë.
Lojtarët e Teteksit kanë sharë në bazë nacionale
- 08 Prill 2013
- Autor: P.A.
- Lexime: 725
Derbi ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës që përfundoi me fitore të nikoqirëve prej 2:1, ka pasur edhe “pjesën e tretë”, por e njëjta nuk është luajtur në fushë por në zhveshtoret e stadiumin të Gjorgje Petrovit në Shkup, ku edhe është zhvilluar takimi.
Zgjedhjet lokale anulojnë futbollin në Tetovë, Teteks-Shkëndija në Gjorçe
- 07 Prill 2013
- TETOVA1
- Lexime: 352
Për shkak të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe stërngarkimit të policisë në rajonin e Tetovës është shtyrë për të martën ndeshja mes Dritës dhe Bogovinës, njoftojnë nga Fedetarata e Futbollit të Maqedonisë.
Ejupi, 5 gola në 4 ndeshje
- 04 Prill 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 343
Shkëndija vetëm për pak ditë për herë të dytë e mund Sileksin. Pas fitores prej 2-3 fundjavën e kaluar në Kratovë, kuqezinjtë kanë shënuar një fitore të re kundër Sileksit me rezultat të pastër 3-0, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë që u luajt të mërkurën pasdite. Ndaj Sileksit, Muzafer Ejupi shënoi golin e tij të pestë radhazi, në katër ndeshje.
EKIPET SHQIPTARE SHPARTALLUAN KUNDËRSHTARËT E TYRE (VIDEO)
- 03 Prill 2013
- TETOVA1
- Lexime: 602
Skuadra e Renovës vazhdon me paraqitjet e saj të shkëlqyeshme në gjysmëstinorin pranveror, pasi të mërkurën mundi Teteksin 3:1 në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit në vend.
Renova po 'shkel' gjithçka para vetës
- 03 Prill 2013
- Autor: R.H.
- Lexime: 199
Ekipi i Renovës ka vazhduar me lojërat e saja të shkëlqyera në pjesën pranverore të kampionatit, ku tani më seriozisht po imponohet si kandidat për të siguruar dalje në garat evropiane edhe në këtë stinor.