trajnerin e reprezentacionit Ivan Lisinski dhe pesë skiatorët Dardan Dehari, Antonio Ristevski, Marjan Nashoku, Besar Iljazi dhe Gentian Kurtishi do të përfaqësojnë Maqedonisë në kampionatin botëror që do të mbahet në qendrën e njohur të skijimit Shlladming.
“Reprezentacioni i Maqedonisë në Shlladming do të udhëton me datën 11 shkurt. Garuesit tanë do të marrin pjesë në dy disiplinat sllallom dhe sllallom i madh” tha nënkryetari i FSM-së Hadi Iljazi.
Por çka në të vërtet mund të pritet nga anëtarët e reprezentacionit kur dihet se nga pesë garues 3 janë anëtar të KS Shkëndija ët Tetovës, si Dardan Dehari, Besar Iljazi dhe Gentian Kurtishi, Antonio Ristevski është KS Rabotniçki dhe Marjan Nashoku është KS Pelisteri të Manastirit.
“Realisht nga të gjithë anëtarët e reprezentacionit është normale që rezultate më të mira të presim nga Dardan Dehari dhe Antonio Ristevski, por edhe garuesit tjerë kanë mundësi që të bëjnë diçka më tepër. E rëndësishme është që me dinjitet të përfaqësojmë vendin në këtë garë botërore” tha nënkryetari Hadi Iljazi.
Të përkujtojmë se skiatori më mirë në Maqedoni Dardan Dehari në garën ndërkombëtare që u mbajt në qendrën e njohur të skijimit Turnau në Austri me datën 12 janar 2013 ka shënuar rezultatin më të mirë të tij në disiplinën sllallom ku me rezultatin 36.88 dhe u pozicionua i treti.
Reprezentacioni i Maqedonisë po sipas nënkryetarit Hadi Iljazi do të jenë edhe pjesëmarrës edhe në edicionin e 40-të të garave ndërkombëtare të skijimit “Kupa e Sharrit 2013” që do të mbahet me datën 22 deri me 24 shkurt në Kodrën e Diellit.
Ndryshe në këtë kampionat botëror të skitarisë do të prezantohet edhe Erjon Tola.