MER06192013

Perditesimi i fundit10:19:31 PD

Back Sport Sport Shkëndija u kthehet fitoreve - VIDEO

Shkëndija u kthehet fitoreve - VIDEO

Pas disa rezultateve jo të kënaqshme Shkëndija më në fund shënon fitore që njëherazi ishte fitorja e parë që kur në pankinë është ulur trajneri Nexhat Shabani.

Viktimë e ekipit tetovar kësaj radhe ishin lojtarët e Metalurgut që janë të renditur në vendin e dytë në tabelë dhe tash më kanë vetëm 1 pikë diferencë nga Shkëndija që është e ranguar e treta.

 

Ndeshja filloi me matjen e forcave të dy skuadrave dhe Shkëndija me kalimin e kohës e mori iniciativën dhe pas disa sulmeve Muhamed Huseini ariti të shënoj që në minutën e 26. Pas këtij goli vazhdoi loja sulmuese e tetovarëve dhe në fund të pjesës së parë në minutën e 45, Ersen Sali shënoi nga afër 16 metrash dhe me këtë kontribuoi që ekipi i Shkëndijës të shkoj e qetë në zhveshtore.

Pjesa e dytë ishte pak më e barabartë deri në minutën e 65 kur Ersen Sali u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë kjo nuk i pengoi ekipit tetovar për të mbrojtur rezultatin deri në fund dhe me plot meritë të shënoj fitore.

Njëherazi kjo ishte ndeshja e dytë që Shkëndija e luan pa tifoz përshkak të dënimit të vëndosur nga FFM. Edhe pse tifozët nuk ishin prezent ato janë të kënaqur me rezultatin dhe kjo fitore i motivon për ta përkrahur edhe më tutje ekipin tetovar. (tetova1.com)



Lajmet e funditTë rëndomta