ENJT05232013

Perditesimi i fundit03:11:18 MD

Back Sport Sport Hasani nis me stërvitje të lehta

Hasani nis me stërvitje të lehta

Futbollisti tetovar Ferhan Hasani ngadalë len pas lëndimin e pësuar në fazën përgatitore me skuadrën e tij Uolfsburgun, pasi për momentin ndjehet më mirë. Muskuli i lënduar po shërohet, ‘Buba’ ndjen përmirësim, ndërsa nga dita e shtunë ka nisur me stërvitje të lehta.

Ai beson se së shpejti do të nisë të stërvitet me intenzitet të plotë, duke shpresuar që të kthehet në ekipin gjerman, ku do të kërkojë shasin e tij nga ana e trajnerit Hecking. “Lëndimi po shërohet dhe për momentin ndjehem shumë më mirë. Prej të shtunën kam nisur me stërvitje të lehta në teren, ndërsa shpresoj se për rreth 10-të ditë do të jem i gatshëm për të punuar me top”, fol me optimizëm Hasani, i cili u lëndua në takimin kontrollues Uolfsburg-Hertha Berlin. Ndërkohë ai ishte pranë transferimit te Dinamo Zagrebi, mirëpo gjithçka dështoi në moment të fundit kur kroatët ndërprenë realizimin e kësaj lëvizje, duke aluduar në lëndimin e Hasanit, që në fakt ata e dinin prej më parë. “Ajo histori për mua është storje e mbyllur dhe nuk dua të flas. Kjo ngjarje tregon nivelin e ulët të profesionalizmit të asaj skuadre. Dihet se ata ishin të njoftuar për lëndimin tim, më pritën mirë, ndërsa për një moment gjërat ndryshuan për arsye të panjohura. Si do që të jetë, thash se kjo ngjarje për mua i takon të së kaluarës, vetëm se më ka dhënë një mësim të mirë për të ditur si të sillem në të ardhmen, me cilin bisedoj dhe për çka bisedoj”, sqaron Hasani dështimin e transferimit të tij në Dinamo Zagreb. E ndërkohë që është rrikthyer në Gjermani te skuadra e tij, për të vazhduar terapitë për rekuperim të muskulit të lënduar, ka patur kohë të mjaftueshme për të pushuar. “Mendoj se tani jam i pushuar edhe pse kjo periudhë kur nuk mundesh të luash, për një futbollist është e vështirë. Tani pasi ngadalë lë pas dëmtimin, besoj të kthehem në formën time më të mirë. Ku ta dij, ndoshta qëndrimi në Uolfsburg nënkupton se fati im është këtu. Jam i vendosur për të punuar me 200% të mundësive të mija, për të kërkuar rastin tim në formacion. Shpresoj që trajner Heking të më japë shansin të luajë, ndërsa unë besoj se këtë do ta shfrytëzoj më së miri”, flet me optimizëm ‘Buba’, i cili në fund shpreh keqardhje për situatën jo të lakmueshme të ish-skuadrës së tij, Shkëndijës. “Më vjen keq që gjërat rrodhën në këtë mënyrë, pasi që besoja se Shkëndija kishte krijuar bazë për dominim më të gjatë në futbollin e Maqedonisë. Mirëpo ja që situata ndryshoi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ndëgjoj se për momentin ekipi po rimer veten dhe kjo më jep optimizëm se situata do të marrë kahje pozitive. Shkëndija nuk meriton të ‘vuajë’. Besoj se Tetova dhe tetovarët kanë fuqi për të ndërtuar një ekip të fuqishëm, që do të luajë fjalën kryesore në futbollin e Maqedonisë. Këtë e meriton qyteti dhe tifozeria më e zjartë në ato anë”, përfundoi ish-numri ‘10’-të i Shkëndijës, Ferhan Hasani.
/Alsat-M/




Lajmet e funditTë rëndomta