“Po, i dëgjoja fyerjet e tifozëve dhe nuk më ka ardhur aspak mirë, sepse ne po luajmë për Maqedoninë dhe nuk ka nevojë të shahemi në baza etnike. Kjo nuk është në rregull. Prandaj kam një apel deri tek tifozët që në ndeshjet e ardhshme mos të ketë ofendime, por mbështetje maksimale për Kombëtaren, pasi ne kemi nevojë për përkrahje dhe jo për dukuri të tilla që aspak nuk na pëlqejnë”, deklaroi Ibraimi, i cili shënoi një eurogol për Maqedoninë.
Ndërsa Demiri shtoi: “Nuk mund të kuptoj se si është e mundur që ne luajmë për Maqedoninë dhe të fyhemi. Me këtë punë duhet të merret Federata e futbollit të Maqedonisë dhe të evitojnë këto dukuri të papëlqyeshme. Shpresoj të jenë fyerjet e fundit”, tha Demiri.
Tifozët maqedonas pa asnjë shkas dhe arsye si shume herë më parë, filluan orkestrën e tyre fashizoide me ofendime ndaj shqiptarëve në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje në të cilën Maqedonia mundi Danimarkën 3-0.