PRE05242013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Sport Sport Jonuz, Ilievski, Shaqiri! Kush do të jetë trajner i Shkëndijës ?

Jonuz, Ilievski, Shaqiri! Kush do të jetë trajner i Shkëndijës ?

Udhëheqësia e Shkëndijës është në dilemë të madhe se kush do të jetë trejner i ekipit të tyre për këtë sezon, pasi aktualisht stoli i trenerit ka mbetur thatë. Janë shumë emra të njohur që përfliten për trajner të mundshëm të Shkëndijës, mes tyre: Mirsad Jonuz, Nikolla Ilievski, një trajner gjerman dhe futbollisti Artim Shaqiri.

Drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, ka thënë se klubi është duke i shikuar mundësitë për një emër të ri trejneri, mirpo nuk ka asnjë emër konkret deri më tani.
" Në dy-tre ditët e ardhshme do të bëjmë kontakte intenzive me një numër më të madh të emrave të njohur të futbollit dhe do të caktohet treneri i ri i ekipit. Deri tash nuk kemi pasur bisedime konkrete me asnjërin, edhepse klubi ka  dëshira të ndryshme se kush duhet ta udhëheq klubin në të ardhmen" tha Besir Shaqiri.
Në raundin e parë, Shkëndija barazoi si mysafir i Pelisterit, kurse në raundin e dytë do të luaj paashtu si mysafir i Horizont Turnovës, të shtunën. Pritet certifikati për Artim Pollozhanin që edhe ai të ketë mundësi të luaj këtë ndeshje.




Lajmet e funditTë rëndomta