hën05202013

Perditesimi i fundit05:10:12 MD

Back Sport Sport Mensur Idrizi vesh fanellën e KF Drita të Bogovinës

Mensur Idrizi vesh fanellën e KF Drita të Bogovinës

Ish futbollisti i ekipit Shkëndija, Rabotniçki, Vardari, Elbasani dhe së fundi edhe klubit të futbollit Teteksit të Tetovës , 29 vjeçar Mensur Idrizi ka arritur marrëveshje me ekipin e Dritës së Bogovinës që në sezonin e ri të veshë fanellën e këtij klubi. Këtë ekskluzivisht për Yllpress e ka pohuar vetë futbollisti Mensur Idrizi.

“ Me kënaqësi dua të theksoj se nga dita e shtunë jam pjesë e formacionit të anëtarit të ri në ligën e parë KF Drita të Bogovinës. Drita këtë vit do të jetë befasia e kampionatit, meqë kam pasur rastin të punojë me këtë ekip që nga fillimi në fazën përgatitore, mendoj se kanë bërë një ekip shumë kompakte që do të jetë e denjë në Ligën e Parë të Maqedonisë” tha Mensur Idrizi”.

Ndryshe Mensur Idrizi ka lindur në vitin 1983,karrierën e ka filluar në shkollën e futbollit Shkëndija ku ka kaluar në të gjitha grup-moshat nga fatosat e deri tek ekipi i parë. Me angazhimin e Mensur Idrizit në ekipin Dritës, bogovinasit kanë fituar një futbollist cilësor i cili ka përvojë të madhe në kampionatin e ligës së parë në Maqedoni. 

Shaban Sinani




Lajmet e funditTë rëndomta