MER05222013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Sport Sport Muhambe Tamboura përsëri te Shkëndija

Muhambe Tamboura përsëri te Shkëndija

Përforcimi i ri i Shkëndijës, Muhambe Tamboura, edhe në lojrat zyrtare do ta shijoj fanelën kuq e zi, pasi nuk u transferua te ekipi rumun Paundi. Informata zyrtare nga ekipi tetovar thonë se lojtari Tamboura nuk ka arritur të bëjë marrëveshje me rumunët e Paundit dhe për këtë shkak ka udhëtuar nga Antalia për në Tetovë ku do të jetë në dizpozicion të trajnerit Nexhat Shabani.

Muhambe Tamboura ende pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e Shkëndijës, hyri në negociata me Paundin për një transferim të mundshëm.

Tamboura Mahambe për Shkëndijën debutoi në takimin e parë kontrollues në Antali kundër Çernomorecit, ndërsa në ndeshjen e katërt me Pandurin ishte autor i dy golave në fitoren e 'kuqezinjëve' 3:0 kundër rumunëve. Përshtypjet e mira të lëna në këtë përballje bënë që drejtuesit e Pandurit të dalin me ofertë zyrtare, e cila ka joshur krerët e Shkëndijës për të lënë të lirë sulmuesin nga Mali.

Ndërkohë që për arsye ende të panjohura për opinionin publik, transferimi i këtij lojtari nuk është kryer dhe tani ai i është bashkangjitur ekipit të Shkëndijës i cili po bënë përgatitjet për këtë sezon në fushën e sportit që gjendet afër Ramstores.

Për arsye të motit të keq që ka mbizotruar javëve të fundit krerët e FFM kanë marrë vendim që fillimi i këtij sezoni të shtyhet për një javë, pra ky sezon do të fillon me datën 11 Mars 2012. (tetova1.com)

 

 




Lajmet e funditTë rëndomta