Vaslui këtë dimër do të ketë një tjetër lojtar të huaj në skuadër, e ai është Nderim Nexhipi, një mesfushor qendror i Maqedonisë, i moshës 28 vjeç i ardhur nga Shkëndija e Tetovës”.
Gazeta në fjalë më tutje vijon: “Mesfushori nga Maqedonia tashmë ka bindur drejtuesit e klubit, duke kaluar me sukses testimet në kampin e trajnimit në Spanjë, dhe të premten do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për dy vjet e gjysmë. Përveç kësaj, ai në ndeshjen miqësore me Shanghai (3-0), Nexhipi shënoi golin e tij të parë për FC Vaslui”.
Nderim Nexhipi karrierën e ka nisur te Slloga Jugomagnat, ndërsa më pas Hertha Berlin, Wolsfburg, Vardar Shkup, Rabotnicki, Lierse, FK Qarabag dhe KF Shkëndija. Sukseset më të mëdha i ka arritur me Rabotnickin, për të cilën skuadër shënoi 23 gola në 58 ndeshje.