Për nënkryetar sërish u zgjodh Qenan Idrizi, ndërsa në Këshillin drejtues sa i përket shqiptarëve ka vetëm një ndryshim pasi në vend të Pajazit Shehapit tani është Zejdi Saliju i cili për plot 10 vite ka ushtruar pozitën komisar i disiplinës në FFM.
Anëtarët tjerë shqiptar janë edhe Argtim Asani nga Struga dhe Salim Abdili ndërsa të tjetrët anëtar të KD janë Bllagoja Istatovi, Goce Cvetanovski, Vlado Andov, Dobre Ivanov, Lubomir Gjurçevski, Mile Tanoski, Vanço Kuzmanov, Toni Ivanovski, Goran Gavrilov, dhe Stojan Zlatanovski.
E veçanta e këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm ku të pranishëm ishin e dhe përfaqësues të UEFA-s ishte sjellja e Statutit të ri të FFM-së ku edhe zyrtarisht oficijalizohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në FFM.
Pas këtij Kuvendi të jashtëzakonshëm Haxhiristevski pas 10 viteve dhe pas sfidave dhe presioneve të shumta më në fund u largua nga posti kryetar i FFM-së. Të shpresojm s e KD i ri i FFM-së do të jetë më me fat dhe të sjellë futboll cilësor.
Sh.S.