hën05202013

Perditesimi i fundit01:32:20 MD

Back Sport Sport Shkëndija e mposht ekipin Patos

Shkëndija e mposht ekipin Patos

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese kundër ekipit të ligës së dytë të Shqipërisë, Patosi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi përforcimi i ri i tetovarëve kroati, Lovren Çirjak në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të mesfushorëve Pollozhani dhe Shaqiri , Ardian Cuculi kroson saktë para portës kundërshtare ndërsa, Çirjak qetësisht dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarëve për një fillim të mbarë të ndeshjeve kontrolluese në Durrës që do të pasojnë edhe ditët në vazhdim.

Nga klubi tetovar bëjnë të ditur se tereni i lojës ishte i vështirë ndërsa trajneri Artim Shaqiri ju ka dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve që ka pasur në dispozicion./Zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta