Selektori John Toschak në listën e tij ka përfshirë 24 futbollistë midis të cilëve edhe katër shqiptarë (tre sulmuesë). Vetëm Muhamed Demiri është në rolin e mesfushorit, kurse në sulm gjenden emrat e Agim Ibraimit (Maribor/Slloveni), Ferhan Hasanit (Shkëndi) dhe Bajram Fetai (Lyngbi/Danimarkë). Ky i fundit është rikthyer në kombëtare, kurse mungon Muhamed Huseini i Shkëndijës.
Grumbullimi bëhet me 9 nëntor në ora 19:00 në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, kurse një ditë më vonë reprezentuesit nisen për në Ohër, ku do të përgatiten deri në ndeshjen me kuqezinjtë.
Ndeshja luhet të martën prej orës 13:00. Ndryshe, Maqedonia ka bilanc pozitiv me Shqipërinë. Deri tani ata janë takuar 7 herë: Maqedonia i ka fituar 4 miqësore, Shqipëria vetëm 1 dhe dy të tjera kanë përfunduar me barazim. Ndeshja e fundit midis këtyre dy kombëtareve është luajtur në Korçë më 17 nëntor të vitit të kaluar dhe është mbyllur në barazim 0-0.
Lista e të ftuarve:
Edin Nuredinoski (Etnikos/Qipro), Martin Bogatinov (Karpati/Ukrainë), Tome Pacoski (Bershot/Belgjikë). Goran Popov (Dinamo/Ukrainë), Aleksandar Todorovski (Polonia/Poloni), Vance Shikov (Volyn/ Ukrainë), Daniel Mojsov (Vojvodina/Serbi), Vlladimr Dimitrovski (Mlada Boleslov/Ceki), Nikolce Noveski (Mainz/Gjermani), Daniel Georgievski (Shibenik/Kroaci), Vlade Lazarevski (Amien/Francë), Aleksandar Lazevski (Partizan/Serbi), Velice Shumilikoski (Sibir/Ukrainë), Muhamed Demir (Thun/Zvicër), Mario Gjuroski (Metalurg D./Ukrainë), Filip Despotovski (Rabotnicki/Maqedoni), Nikola Gligorov (Alki Larnaka/Qipro), Ivan Trickovski (APOEL/Qipro), Bajram Fetai (Lyngbi/Danimarkë), Goran Pandev (Napoli/Itali), Agim Ibraimi (Maribor/Slloveni), Mirko Ivanovski (Arka/Poloni), Ferhan Hasani (Shkëndija/Maqedoni), Ilco Naumovski (Mattersburg/Austri).