ENJT05232013

Perditesimi i fundit05:17:54 MD

Back Lajme Tetovë 50 hektar të djegura, zjarri ende aktiv në Jegunovcë

50 hektar të djegura, zjarri ende aktiv në Jegunovcë

  • PDF

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se akoma janë aktive zjarret në komunat Jegunovc dhe Likovë.

Në fshatrat Kopanicë, Cerovë dhe Tudence në komunën Jegunovc po digjet një pyll i degraduar me pemë të ulëta.

Sipas kumtesës së DMSH-së, deri në orën 13:30 është ndezur një sipërfaqe prej 50 hektarëve. Zjarri është aktiv, dhe në terren janë angazhuar dy persona të DMSH-së dhe 15 persona të njësiteve të vetëqeverisjes lokale. Gjithashtu ka vepruar edhe një aeroplan për shuarjen e zjarreve i Drejtorisë për hedhje të ujit rreth orës 12.

Në komunën Likovë të Kumanovës po digjet pylli me pemë të ulëta. Zjarri është aktiv, ndërsa terreni nuk ka qasje dhe për shuarje është përfshirë një aeroplan për shuarjen e zjarrit i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.




Lajmet e funditTë rëndomta