MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Lajme Tetovë Ahmeti-Thaçit: Dialog me kushte s’ka (VIDEO)

Ahmeti-Thaçit: Dialog me kushte s’ka (VIDEO)

  • PDF

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një debat televiziv të zhvilluar në AS edhe një herë i ka vlerësuar si spontane incidentet e fundit në Maqedoni, përfshirë edhe vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga një polic maqedonas dhe rrahjen e 15 nxënësve shqiptarë në autobus nga disa huliganë. Ahmeti tha se si subjekt politik pjesëmarrës në Qeveri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e rendit për të ruajtur qetësinë në vend, ndërsa nga gjykatat kërkoi të mos veprojnë në mënyrë selektive për dënimin e autorëve të këtyre incidenteve. Duke folur për vrasjen e dy të rinjve në Gostivar, Ahmeti tha se epilogu i këtij incidenti mund të ishte edhe ndryshe.
“Fatkeqësisht ajo është një ngjarje e dhimbshme por ka mund të mos ndodhë, nëse kishin ndihmuar edhe të pranishmit që kanë qenë në momentin tragjik dhe kritik, sepse palët nuk kanë shkuar në dyluftim, palët nuk kanë qenë të përgatitura. Janë zënë për një vend parkimi, dhe ta them që pasi ndodhin ngjarjet rrugë gjinden, por jeta e njerëzve nuk kthehet pas. Pati përpjekje të marrë dimension ndëretnik, polici vrasës ka qenë jashtë detyrës zyrtare, ka marrë fëmijët nga shkolla për ti sjellë në shtëpi dhe në atë situatë ndodh kjo ngjarje tragjike” , tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Por analisti politik nga Shqipëria Andrea Stefani pjesëmarrës në këtë debat, tha se në Maqedoni ekziston një frymë shoviniste nacionale që s’ka të bëjë me MO-në dhe se po krijohet përshtypja se situata në Maqedoni po ecën drejt konfrontimit.
“Në rast se shikoj kryeministrin maqedonas i cili bën i cili nuk shikon shfaqje dhune të komunitetit maqedonas ndaj komunitetit shqiptar atje, kjo më jep të kuptoj sikur ky kryeministër nuk do të flasë për një gjë që e kemi parë ne në Tiranë, e ka parë e gjithë bota dhe ky nuk e ka parë, sikur ky njeri kërkon që të mos i dalë kundra mentalitetit shoven që ekziston në mënyrë masive në popullsinë maqedonase”, tha Andrea Stefani, analist politik nga Shqipëria.
Mirëpo Ahmeti duke u përgjigjur tha se nuk mund që të shtrijë në sallë operacioni Gruevskin apo Cërvenkovskin dhe t’i shohë zemrat e tyre. Ai tha se i beson marrëveshjeve që i bën me partnerët e koalicionit, në këtë rast kryeministrit Gruevski. Maqedonasit, sipas Ahmetit, po frikësohen se po e humbin shtetin. Madje ai tregoi se çfarë i ka thënë edhe kryeministrit Gruevski për këtë gjë.
“z.Nikolla Gruevski nëse ju e duani kombin tuaj, do e keni shumë më mirë, shumë më lehtë që ju të komunikoni me shqiptarët, të bashkëveprojmë bashkë për interesat e shtetit sepse nëse ky vend ndahet, ju nuk mund të mbijetoni sepse jeni pakicë në këtë hapësirë kaq të gjerë ballkanike. Ne si shqiptarë nuk rrezikohemi fare, ne nuk asimilohemi as në bullgar, as në serb as në grek”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Ahmeti foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim mes policisë së Serbisë dhe Maqedonisë dhe paralajmërimin e nënshkrimit të një marrëveshje të tillë me Shqipërinë.
“Në zonat deri në Mavrovë do patrullojnë bashkë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Po policë shqiptarë nga Kumanova do patrullojnë edhe në Nish kur do fillojë mërgata shqiptare të kthehet për pushime që janë me mijëra, policë shqiptarë do të jenë në Nish, në Leskovc, dhe këto patrullime janë standarde. A doni ta bëjmë Evropë, a duam të hyjmë në Evropë, në Evropë hyhet kështu, ndryshe s’ka se si hyhet në Evropë. Nuk mundet ne një pjesë të shqiptarëve ta çojmë në Evropë, e Serbinë hajde ta lëmë anësh dhe këta maqedonasit hajde ti lëmë anësh”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti foli edhe për të arriturat e BDI-së, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ligjit për flamurin, zyrtarizimin e USHT-së, vendosjen e bustit të “Skënderbeut” dhe përfaqësimin e shqiptarëve në administratë dhe institucione tjera shtetërore. I pyetur rreth deklaratës së Menduh Thaçit të PDSH-së për bashkëpunimit të mundshëm të PDSH-së dhe BD-I-së por vetëm pas daljes së kësaj të fundit nga Qeveria, Ahmeti tha se bashkëpunimi nuk bëhet me kushte.

Shkëlzen Aqifi-ALSAT

 

 

;;feature=youtu.be




Lajmet e funditTë rëndomta