MER05222013

Perditesimi i fundit10:39:28 PD

Back Lajme Tetovë Arrihet marrëveshja,Tetova do pastrohet

Arrihet marrëveshja,Tetova do pastrohet

  • PDF

Më në fund si duket do të hiqen qafe mijëra ton mbeturina që kanë kapluar qytetin javën e fundit përshkak të grevës së puntorëve të Ndërmarrjes Publike Komunale 'Tetova' në Tetovë.

Mbeturinat, sipas drejtorit të ndërmarrjes Ajet Murati, i mbeldhin një pjesë e punëtorëve të NPK-së me të cilët është rënë dakort që deri të mërkurën tu paguhen të gjitha pagat e mbetura dhe kontributet. Drejtori Murati në një bisedë telefonike për mediumin maqedonas 'Kiss' ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të ulet në tryez edhe me pjesën tjetër të puntorëve për të rënë dakord për pagat e papaguara dhe për riangazhimin e tyre në ndërmarrje.

Së pari grevën filluan të punësuarit në Ujësjellës dhe Kanalizime që nga dita e hënë, kurse të mërkurën atyre ju bashkangjitën edhe 250 punëtorë tjerë të NPK-së nga sektori i higjienës, parqeve dhe gjelbrimeve dhe e tërë administrata.

Vetëm ëpr dy muaj kjo është greva e dytë e rreth 300 punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale 'Tetova', të cilëve nuk u janë paguar pagat dhe kontributet për katër muajit e fundit. /Tetova1.com/




Lajmet e funditTë rëndomta