MER05222013

Perditesimi i fundit10:39:28 PD

Back Lajme Tetovë Atmosferë festive në Tetovë, për 1 majin

Atmosferë festive në Tetovë, për 1 majin

  • PDF

Ashtu sikur edhe viteve tjera, edhe sot në Kalanë e Tetovës, u mblodhën qytetarë nga vende të ndryshme për të shënuar festën e 1 Majit. Kush me familje e kush me shoqëri, kaluam momente të mira të shoqëruar me ushqime të lloj-llojshme.

“Kemi ardhur sot ta bëjmë një piknik, është festë 1 Majin e kemi festuar çdo herë, vijmë çdo vit këtu se për më larg nuk jemi nuk na premtojnë financat” , tha një qytetar  “Kemi dalë pak me u fresku, është ditë e punëtorëve ditë feste”, tha një tjetër qytetar. Ndërsa për krijimin e një atmosfere më relaksuese u përkujdesën mjeshtërit e muzikës popullore të cilët në këtë të ditë jo-pune nxorrën edhe mëditje të mira. “Kemi dalë sot ta festojmë këtë ditë feste , fituam edhe nja 70 euro”, tha një qytetar. Për punëtorët e gastronomisë nuk ka festë për ditën e punëtorit. Ata edhe këtë ditë mundoheshin ta shfrytëzojnë për të punuar. “Për mua ditë pune ditë e mirë është koha e ngrohtë presim mysafir të na vijnë”, tha një shitës. Në Tetovë, përveç në Kalanë e qytetit, për festat e 1 Majit, Tetovarët frekuentuan edhe vendin e quajtur Banjat e Tetovës, dhe Kodrën e Diellit.

Video nga Alsat-M:




Lajmet e funditTë rëndomta