DIE05192013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Shpallje Tetovë

Sellcë, 12 vjet nga lufta e UÇK-së

  • PDF

alt  Në Kalanë e Sellcës të Malësisë së Tetovës u shënua 12 vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur. 

Bie numri i vizitorëve në Kodrën e Diellit (FOTO)

  • PDF

altFundjavën që lam pas, në qendrën turistike dimërore Kodra e Diellit u vërejtë një fluks shumë i vogël i qytetarëve të cilët kishin shkuar për të skijuar apo shëtitur. Me këtë dalëngadalë kuptojmë se edhe sezonit turistik po i afrohet fundi duke pasur parasyshë se edhe temperaturat kanë filluar të rriten dukshëm javën e fundit. 

Ky sezon mund të llogaritet si sezoni më i suksesshëm për Kodrën e Diellit pasi atë e kanë vizituar më shumë turistë nga vendi, Kosova, Shqipëria, Sërbia dhe shumë shtete tjera Evropiane. Kjo pasi këtë sezon ndër një numër të madh të risive ka qenë edhe risia se është ofruar edhe skijim nate. 

/Tetova1.com/

Si festohet 8 Marsi në Tetovë dhe Gostivar

  • PDF

altKëtë 8 mars si çdo vit tjetër Tetova i kishte rrugët e mbushura me femra të moshave të ndryshme.  Qendra e qytetit ishte vendi  ku më shumë ishte në dukje kjo gjini. Tezga të improvizuara për ca ditë me lule e veshje krijuan një atmosferë më të gjallëruar.

Eskluzive: Të vozitësh vetëm me një rrotë në autostradën Shkup-Tetovë (VIDEO)

  • PDF

altNdonjëherë guximi kalon kufinjtë e normales! Kështu ndodhi me djaloshin tetovar Denis Denhard. Denisi shquhet në Tetovë si një motorrist mjaft i guximshëm.

Mbaron me sukses trajnimi i Fotografisë në FLUENT

  • PDF

altPjesëmarrësit në trajnimin për fotografi profesionale që është organizuar në qendrën për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime ' Fluent' të Shtunën me sukses kanë mbaruar trajnimin përkatës dhe janë pajisur me certifikata. 

SPB Tetovë: Nuk është shtënë në selinë e BDI-së

  • PDF

altSektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka demantuar se është shtënë me armë në afërsi të selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të vogël.

Tetova është e qetë, incident në Neproshten

  • PDF

altNë Tetovë nuk ka ndodhur asnjë incident si refleksion i situatës së krijuar në Shkup. Incident është regjistruar në fshatin Neproshten.

Hakerat shqiptar hakojnë webfaqen e KF Teteksit nga Tetova

  • PDF

altUeb faqja e skuadrës së Teteksit nga Tetova është sulmuar nga një grup deri më tani i panjohur të cilët vendosën edhe një video në të cilën shihej se si digjet flamuri maqedonas.

Tetovë-Prizren, studim për trasën e re

  • PDF

Agjencia e Rrugëve ka porositur studim fizibiliteti për ndërtimin e aksit të ri autostradal Tetovë-Prizren. Studimi duhet të jetë gati në fund të marsit. Rruga e re do të jetë më e shkurtër, nga ekzistuesja.