SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Tetovë

Tetovë

Xhaferi vizitë Teuta Arifit

  • PDF

altKryetarja e Tetovës Teuta Arifi sot në zyrat e saj priti zëvendëskryeministrin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi.

Arifi u takua me ambasadoren gjermane, Steinacker

  • PDF

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në kabinetin e saj priti ambasadoren gjermane në Republikën e Maqedonisë, Gudrun Steinacker. 

Tetovë, shtyhet zgjedhja e kryesuesit të Këshillit (VIDEO)

  • PDF

alt

Këshilli i komunës së Tetovës sot e mbajti seancën e parë konstituive pas zgjedhjeve të fundit lokale. Në propozim të grupit këshilltar të BDI-së, nuk u votua kryesuesi i këshillit për shkak të, siç informuan, “nevojës për konsultime shtesë”. 

Seancën e udhëhiqte këshilltarja më e vjetër Srebra Kocevska, ndërsa mbajti fjalim edhe kryetarja e sapozgjedhur e komunës, Teuta Arifi. "Ju dëshiroj punë të suksesshme dhe shpresoj se të gjithë do të punojmë për të mirën e qytetarëve. 

Pres se do të mbisundojë toleranca dhe mirëkuptimi, përgjegjësia dhe transparenca e ndërsjellë, sepse Këshillin e vlerësoj si parlament lokal që do të punojë në interes të qytetarëve", tha Arifi. 

Në këshillin e ri të komunës së Tetovës prej gjithsej 31 këshilltarëve, BDI-ja ka 12, PDSH-ja 10, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja pesë, LSDM-ja me koalicionin dy, dhe nga një këshilltar kanë RDK-ja dhe PDT. Ndërkohë, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në zyrat e saja priti ambasadorin kroat në Republikën e Maqedonisë, Zllatko Kramariq. 

Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi ambasadorin kroat për planet për modernizimin e administratës komunale dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit. 

Po ashtu në këtë takim kryetarja e komunës dhe ambasadori Kamariq i cili për katër mandate ka qenë kryetari i komunës së Osjekut shkëmbyen përvojat e tyre sa i përket menaxhimit të pushtetit lokal dhe hapjes të mundësive të reja zhvillimore përmes bashkëpunimit rajonal dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

 ...................................

Tetovë, sot konstituohet këshilli i ri komunal, Hisen Xhemaili kryetar

09:00

Në komunën e Tetovës sot do të bëhet konstituimi i këshillit të ri komunal të dalur nga zgjedhjet lokale 2013. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Maxhoranca në këshillin e ri të Tetovës përbëhet nga këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI),

ndërsa më pas vijojnë PDSH, VMRO-DPMNE, LSDM dhe RDK. Pritet qw shumica nw kwshillin komunal tw krijohet nga kwshilltarwt e BDI-sw dhe VMRO-sw 

Jozyrtarisht mësohet se kryesues i këshillit komunal të Tetovës do të zgjidhet Hysen Xhemaili. Pas seancës së konstituimit të këshillit të ri komunal, kryetarja Teuta Arifi do të zhvillojë takime me ambadorë dhe diplomatë. Kwshtu ora 12:00 do tw zhvilloj takim me ambasadorin e Kroacisë, Zlatko Kramarić, ora 13:00 me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul D. Wohlers dhe ora 15:00 me ambasadoren e Gjermanisë, Gudrun Steinacker.

 

 

Arifi: Përkujdesje sa më të madhe për qytetarët e grupmoshës së tretë

  • PDF

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot mori pjesë në takimin tradicional të grave pensioniste të organizuar nga shoqata e pensionistëve të Tetovës.

Golgota kosovare dhe zemërgjëresia Tetovare (VIDEO)

  • PDF

altViti 1999 I shekullit të kaluar në kujtesën kolektive shqiptare do të mbahet mend si vit I goglotës kosovare,vit kur me miliona shqiptarë të kosovës do të dëbohen me dhunë nga vatrat e tyre shekullore,vit kur do të zbrazet Kosova dhe kur dhembja e tyre do të shëndrohet në dhimbje të përgjithshme kombëtare.