MAR05212013

Perditesimi i fundit10:25:45 PD

Back Lajme Tetovë Dobroshti pa ndriçim publik

Dobroshti pa ndriçim publik

  • PDF

Këshilli i Forumit Rinor të F.Dobrosh, duke marr në konsiderate reagimet e popullatës, ftojnë Organet kompetente të cilët merren me shërbimet publike në f.Dobrosht të marrin të gjitha masat që edhe ky fshat të ketë trajtimin e njëjtë me pjesën tjetër pasi edhe këta janë taksa pagues të barabartë me gjithë zonën tjetër.

"Fshati Dobrosht ka net me radhë që praj ora 10, maksimum 11 e natës ngelet pa ndriçim publik. Dobroshtasit janë të irrituar nga ky veprim, dhe kërkojnë llogari nga kompetentet, të cilët nuk ndërmarrin asnjë aksion. Është për tu habitur fakti që vetëm Dobroshti mbetet pa ndriçim, ndërkohë që fshatrat tjerë që gravitojnë në Komunën e Tearcës nuk kanë asnjë pengesë. Përderisa, ndriçimi publik faturohet të çdo banorë, që paguajnë për të pasur ndriçim, është paradoksal fakti që Dobroshtin net me radhë po mbulon errësirë e plotë. Shpresojmë se çështja në fjalë, do has në zgjidhje dhe do largojë irritimin e banorëve", theksohet në reagimin e KFR-ë të f.Dobrosh.




Lajmet e funditTë rëndomta