MER05222013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Lajme Tetovë EVN pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve!

EVN pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve!

  • PDF

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se Inspektorati Komunal në disa pjesë të qytetit ka evidentuar se kompania EVN instalon trafostacione të energjisë elektrikë në rrugë, të cilat paraqesin pengesë për qarkullimin normal të këmbësorëve dhe të automjeteve.

Komuna e Tetovës, duke u vënë në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të qarkullimit të lirë të tyre, ka aktivizuar Inspektoratin komunal që të shqyrtojë detajisht këto parregullsi.

Komuna e Tetovës iu bën apel qytetarëve të lajmërojnë Inspektoratin Komunal të Tetovës për vendosjen e jashtëligjore të këtyre trafostacioneve, që pengojnë qarkullimin normal të qytetarëve.




Lajmet e funditTë rëndomta