hën05202013

Perditesimi i fundit03:15:41 MD

Back Lajme Tetovë Intervenimi i shpejtë i zjarrëfikësve nga Përshefca, shpëton shtëpinë e maqedonasit

Intervenimi i shpejtë i zjarrëfikësve nga Përshefca, shpëton shtëpinë e maqedonasit

  • PDF

Mbrëmë, një orë e gjysëm pas mesnate zjarri ka kapluar shtallën e familjes maqedonase Bllazhevski nga fshati Gllogjë i Tetovës dhe është përhapur në drejtim të shtëpisë së tyre, mirëpo falë intervenimit të njësisë zjarrëfikëse nga fshati Përshefcë e udhëhequr nga Daut Shasivari është parandaluar një fatkeqesi më e madhe.


Ky nuk është rasti i parë që kjo njësi zjarrëfikësish intervenon. Automjeti i blerë nga banorët e fshatit Përshefcë gjatë këtij viti, më parë ka intervenuar edhe në një zjarr të përhapur në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës.
Zjarri i përhapur familjes maqedonase i ka djegur shtallën dhe makinerinë bujqësore që ka pasur, kurse kanë arritur ta shpëtojnë traktorin. Dëmi llogaritet të kishte kapur shumën e 15 000 euro.

FOTO nga djegia dhe intervenimi i zjarrëfikësve

/tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta