SHT05182013

Perditesimi i fundit08:43:16 MD

Back Lajme Tetovë Kodra e Diellit me dy metra borë – do të ketë skijim edhe muajve në vijim

Kodra e Diellit me dy metra borë – do të ketë skijim edhe muajve në vijim

  • PDF

Shkaku që dy javët e kaluara kishte rreshje intenzive të borës, krijoi kushte të shkëlqyera për skijim në Kodrën e Diellit. Bora do të mundësojë skijim edhe për një kohë më të gjatë dhe në fundjavën e ardhëshme do të mbahet dhe edicioni i 39-të i Kupës të Malit Sharr.
Për herë të parë pas dhjetëra viteve bora në Kodrën e Diellit arrinë në dy metra që për skijatorët krijon kushte të volitshme.  Shkaku se ka rrënë shumë borë, skijatorëve iu mundëson që të skijojnë për një kohë më të gjatë në këtë vit. Këtë fundjavë, bora e bollshme dhe stabilizimi i kohës mundësuan kushte të shkëlqyera për skijim dhe Kodra e Diellit gjatë fundjavës ka qenë plot me mysafir nga vendi dhe rajoni.
Për këtë shkak kanë të drejtë edhe pronarët e shtëpive me qira të fërkojnë duart duke pasur parasyshë se kapaciteti i akomodimit është përmbushur nëpër objektet hoteljerike.
Rruga nga Tetova për në Kodrën e Diellit, në largësi prej 22 kilometrave edhe përkundër kushteve ekstreme të dëborës, këtë fundjvë ka qenë e pastruar dhe lehtësisht e kalueshme . (tetova1.com)




Lajmet e funditTë rëndomta