SHT05182013

Perditesimi i fundit11:50:15 MD

Back Lajme Tetovë Lika dhe Arifi në garë për kandidat në Tetovë , A.Vejseli i pavarur

Lika dhe Arifi në garë për kandidat në Tetovë , A.Vejseli i pavarur

  • PDF

Fillimisht garë brendshme partiake pastaj ndërpartiake me kundër kandidatët për kryetar të Tetovës. Lufta kush do të drejtoj qytetin më të madh të banuar me shqiptarë do të jetë e ashpër. Përveç Sadi Bexhetit i cili tanimë është promovuar si kandidat I PDSH-së siç mëson ALSAT M ka filluar dhe po zhvillohet betejë e ashpër brenda kandidatëve të partisë shqiptare në pushtet që synojnë kandidaturën për të udhëhequr këtë qytet.

  Edhe pse fillimisht u përfol se si kandidate e BDI-së për këtë post do të jetë Teuta Arifi aktualisht zv./ kryeministre për çështje evropiane,  apetite për të kthyer drejtimin e komunës edhe atë shumë të mëdha ka ish kryetari I saj dhe njëherit kryetar I degës së BDI-së në Tetovë Hazbi Lika. Arifi në një prononcim të mëhershëm përfoljen e kandidaturës së saj për kryetare të Tetovës tha se e sheh si sfidë të re , por si duket Lika I qëndron si pengesë për të realizuar të njëjtën. Ky i fundit sot ishte i pakapshëm për të konfirmuar ose mohuar zërat për aspiratat e tij për tu rikthyer në pozitën e kryetarit të Tetovës edhe pse siç mëson ALSAT M nga burime të saj ai gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të degës së Tetovës. Por pavarësisht dy partive më të mëdha në garë për kryetar të Tetovës, ende pritet edhe emri i kandidatit të RDK-së. Nga partia e Osmanit thonë se ende është herët që të dalin me emra konkret të kandidatëve të mundshëm. Ndryshe siç mëson ALSAT M në garën për kryetar të Tetovës do të ketë edhe befasi. Në garë dëshirojnë të futen edhe kandidatë të pavarur. Një prej tyre është edhe Abdylhadi Vejseli, ish kryetar i PPD-së i cili në disa mandate ishte deputet i kësaj partie në parlamentin e Maqedonisë. Ky i fundit njëherë ka provuar vetën për këtë post në vitin 1996 kur në rrethin e dytë u tërhoq nga gara duke lejuar që Tetovën atë kohë ta udhëheq Alajdin Demiri nga PDSH-ja.  Edhe pse fillimisht paralajmërohet si kandidat I pavarur nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga subjektet politike shqiptare të qëndroj pas kandidaturës së Vejselit. Alsat-M




Lajmet e funditTë rëndomta