Institucioni I Republikes se Ilirides I krijuar ne Maqedoni nga intelektualet dhe klasa e pare politike dhe diplomatike shqiptare qe aspiron formimin e Republikes se Ilirides sin je shtet I trete shqiptar ne Ballkan ne zonen gjeografike dhe etnike shqiptare ne F.Y.R.O.M qe me pas te jete me I lehte dhe ribashkimi kombetar. Kuvendi i Patriotëve Civil Shqiptar si pjesë përbërëse e Kuvendit Civil, i përfaqësuar nga z. Taulant Capa Kryetar i KPCSH, Arlind Kote, anëtar i kryesisë se KC dhe Republika e Iliridës me përfaqësues Prezident Prof. Nevzat Halili dhe Kryeministër z. Baki Selmani bien dakort të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe lidhur me çështjen Kombëtare shqiptare. Kuvendi Civil (Kuvendi i Patriotëve Civil) dhe institucioni i Republikës së Iliridës sot nenshkruajten marreveshjen per te forcuar marrëdhëniet e tyre reciproke dhe të bashkëpunimit në fushat e njohjes në shtetet respektive. U ra dakort qe të dy te palët impenjohen të kryejnë ç’do lloj aktiviteti që nevojitet për zbatimin e marrëveshjes në fjalë dhe objektivat që këto dy struktura kanë. Pas kerkeses te institucionit te Republikes se Ilirides per bashkepunim, Kuvendi Civil dhe Kuvendi I Patrioteve Civil shprehen gadishmerine e plote per te mbeshtetur inisiativen e tyre per krijimin e nje shteti te ri shqiptar ne zonen gjeografike te F.Y.R.O.M me emrin Republika e Ilirides. Bashkupunimi ishte reciprok pasi dhe institucioni I Republikes se Ilirides shprehu gadishmerine e tij ne inisiativen e Kuvendit Civil (Kuvendin e Patrioteve Civil) për firmosjen e deklaratës së Nëntorit të III nga të gjitha trevat shqipëtare për ribashkimin territorial të Shqipërisë duke e marrë përsipër firmosjen e kësajë deklarate nga Shqipëtarët e Iliridës. Keto dy marreveshje u firmosen nga Presidenti I Republikes se Ilirides Prof. Nevzat Halili, kryeministri I Republikes se Ilirides z.Baki Sulejmani, nga kryetari I Kuvendit te Patrioteve Civil Shqiptar z.Taulant Capa dhe anetari I kryesise prane Kuvendit Civil z.Arlind Kote. Ne delegacionin e institucionit te Republikes se Ilirides ishin te pranishem edhe Jusuf S. Balla (anetar kabineti), Rexhep Emurllai (zv/kryeminister) dhe Mustafa Basha (Kuvendor prane Institucionit te Republikes se Ilirides).
Marrëveshje Bashkëpunimi midis Kuvendi Civil (Kuvendi i Patriorëve Civil) me institucionet e Republikës së Iliridës më datë 20 mars 2012.
Kuvendi i Patriotëve Civil shqiptar si pjesë përbërëse e Kuvendit Civil, i përfaqësuar nga z. Taulant Capa Kryetar i KPC, Arlind Kote, anëtar i kryesisë se KC dhe Republika e Iliridës me përfaqësues Prezident Prof. Nevzat Halili dhe Kryeministër z. Baki Selmani bien dakort të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe lidhur me çështjen Kombëtare shqiptare.
Të dyja Institucionet do të bëjnë ç’do përpjekje për të formuar dhe bashkërënduar bashkëpunimin për çështjet me interes kombëtar.
Midis tyre është rënë dakort dhe nënshkruhet si më poshtë:
Neni 1.
Kuvendi Civil (Kuvendi i Patriotëve Civil) dhe institucioni i Republikës së Iliridës nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe impenjohen së bashku për të forcuar marrëdhëniet e tyre, që kanë të bëjnë me marrëdhënie reciproke dhe të bashkëpunimit në fushat e njohjes në shtetet respektive.
Neni 2.
Të dy palët impenjohen të kryejnë ç’do lloj aktiviteti që nevojitet për zbatimin e marrëveshjes në fjalë dhe objektivat që këto dy struktura kanë.
Neni 3.
Kuvendi Civil (Kuvendi i Patriotëve Civil) mbështet institucionin e Republikës së Iliridës në nismën e saj për krijimin e një shteti të ri shqipëtar për brenda zonës gjeografike të F.Y.R.O.M.
Neni 4.
Republika e Iliridës mbështet nismën e Kuvendit Civil (Kuvendit të Patriotëve Civil Shqipëtar) për firmosjen e deklaratës së Nëntorit të III nga të gjitha trevat shqipëtare për ribashkimin territorial të Shqipërisë duke e marrë përsipër firmosjen e kësajë deklarate nga Shqipëtarët e Iliridës.
Republika e Iliridës
President z.Nevzat Halili
Republika e Iliridës
Kryeministër z.Baki Selmani
Kuvendi Civil
Anëtar i kryesisë së KC z.Arlind Kote
Kuvendi i Patriotëve Civil
Kryetar i KPC z.Taulant Capa



