MAR05212013

Perditesimi i fundit10:25:45 PD

Back Lajme Tetovë Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë

Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë

  • PDF

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në aksidentin e rëndë që ka ndodhur pas mesnate në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në mes të fshatit Leshkë dhe Sllatinë.

Në këtë aksident , jetën e ka humbur Blerim Maksuti, 24 vjeç nga fshati Dobroshtë, i cili me makinën e tij "Pezho" ka humbur drejtimin dhe ka dalë prej ruge.

Në këtë aksident, lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari, Gazmend Veliu (24 vjeç) ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë bashkudhëtarët tjerë; Samed Maksuti (25 vjeç) dhe Bujar Tairi (22 vjeç), të gjithë nga fshati Dobrosht.

 

Të lënduarit menjëherë pas aksidentit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ju është dhënë edhe ndihma e parë.

Me prezencë të madhe të xhematit dhe me nderime fetare, sot pas namazit të iqindisë në varezat e fshatit Dobrosht u varos Blerim Maksuti.

Stafi i tetova1.com i shpreh ngushllime familjes Maksuti.

(tetova1.com)




Lajmet e funditTë rëndomta