Bëhet fjalë për gjashtë gra të moshave të ndryshme nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, si dhe një shtetas shqiptar i cili ishte i paevidentuar në Maqedoni ku më pas u deportua në Shqipëri.
Për të kapurit në këtë aksion do të merren të gjitha masat ligjore të paraparë për këtë fenomen të paligjshëm dhe devijant i shoqërisë, dhe pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve ata do të përballen me masat e duhura, bënë të ditur zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marijan Josifovski.
Lypsarët mund të ngarkohen edhe me vepra panela, nëse ata kanë detyruar edhe fëmijë të moshës minore që të merren me këtë dukuri devijante, ku fëmijët kanë pasoja të rënda për shendetin e tyre. Në rast se zbulohet dicka e tillë atehëre 'urdhëruesit' mund të dënohen nga pesë deri në dhjetë vite burg. /Tetova1.com/


