Kënde të ndryshme të qytetit kanë marrë pamjen e deponive të mbeturinave, gjë që ka ngjallur reagimin e shumtë të qytetarëve. Dje në emailin e redaksisë të "Tetova1" ka arritur një foto bërë në njërin nga parkingjet e Tetovës ku shihet një qen i ngordhur.
"Nëpërmjet portalit tuaj desha të shprehi pakënaqësin time personale ndaj udhëheqësve të Komunës së Tetovës, për keqësimin e vazhdueshëm të gjendjes në qytet sepse na kanë mbuluar mbeturinat ,papastërtia, por edhe së fundmi mundet të shihen edhe kafshë të ngordhura" deklaron B. Baftjari.
Megjithatë, mbrëmë është raportuar se disa kontinjer kanë marrë flakët, ku në shuarrjen e njërit është dashur të intervenojnë edhe zjarrëfikësit. Njësiti Territorial Kundër Zjarrit që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës ka lokalizuar zjarrin dhe ka shuar atë. Sipas udhëheqësit të NJTKZ-së, Kamber Sadiku apelohen të gjithë qytetarët që të ken kujdes dhe të mos hedhin mbeturina të cilët shkaktojnë zjarre në mënyrë që të mos vijë në pasoja të padëshiruara.
/Tetova1.com/
Klikoni mbi foto për të parë albumin


