SHT05182013

Perditesimi i fundit01:14:23 MD

Back Lajme Maqedoni Ramush Haradinaj të hënën shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

Ramush Haradinaj të hënën shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

  • PDF

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të qëndrojë të hënën në Tetovë, ku pritet të shpallet Qytetar Nderi. Paraprakisht, Haradinaj do të takojë kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa në qytet paralajmërohet pritje madhështore për të.

 

“Ramush Haradinaj për ne paraqet një figurë kombëtare që gjithmonë ka reflektuar një angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndërshqiptare, por edhe rajonale. Ai mbetet figurë e rëndësishme e politikës moderne, gjithmonë pozitiv dhe bashkëpunues, duke dhënë në vazhdimësi kontribut të çmueshëm për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të hapjes ndaj vlerave më të mira evropiane në rajon”, njoftojnë nga partia e Thaçit.




Lajmet e funditTë rëndomta