SHT05182013

Perditesimi i fundit11:45:13 MD

Back Lajme Tetovë RDK: Integrimi matanë Vardarit … maltretimi dhe vrasja e shqiptarëve?!

RDK: Integrimi matanë Vardarit … maltretimi dhe vrasja e shqiptarëve?!

  • PDF

Provokimet, fyerjet, vrasjet dhe rrahjet fizike të të rinjëve shqiptarë paraqesin atak ndaj bashkëjetesës së brishtë në Republikën e Maqedonisë, vlerësojnë nga partia e Osmanit. "I bëjmë thirrje proviniencës politike maqedonase të tregohet më koshiente

dhe të parandalon këto akte të dhunshme që burimin e kanë politikë, sepse këto akte kanë fuqinë e çështjes 'të jetë apo të mos jetë Maqedonia si shtet stabil dhe demokratik' ", deklaroi Izet Zeqiri, RDK.

Nga RDK-ja kërkojnë që partia shqiptare në qeveri të reflektoj pushtet dhe të vihet në mbrojtje të shqiptarëve sepse qenia shqiptare është e rrezikuar në aspekt të sigurisë. Nga kjo parti gjithashtu kërkojnë nga MPB-ja që të mos bëjë politikë me rastet, por maskat ti vendos në pranga.

 

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) reagon ashpër ndaj incidentit të fundit të radhës në Shkup, duke vlerësuar se ky rast  vandal  kur goditen  të rinjtë  shqiptarë është vazhdimësi e një skenari të cilin RDK me kohë e ka paralajmëruar si skenar  të mundshëm pas incidentit të rëndë në Gostivar.

"Trumpetimi permanent për integrim të vendit  pa bërë kompromisin e kërkuar  nga ndërkombëtarët, rezultoi me maska të organizuara që terrorizojnë të rinjtë shqiptarë me tentim deri në maltretim mizor. Rrahjet ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme nëpër autobusë dhe vendqëndrime autobusësh, ndoshta nuk paraqesin risi në Shkup, por ky është rasti i parë kaq i përgjakshëm dhe se indikative është fshehja e të involvuara nën maska, posaçërisht tani pas incidentit në Gostivar. Vallë, ky është integrimi matanë Vardarit, për të cilin flasin integristët  SHQIPTARË?!", theksohet në komunikatën e RDK-së.

Sipas kësaj partie, heshtja e turpshme e partisë shqiptare në pushtet  si partnerë  koalicioni me të vetmin qëllim mbrojtjen e pozitave në qeveri, është degradim i skajshëm i veprimit politik të një strukture partiake.

"Deklaratat e përfaqësuesve më të lartë të BDI-së se pavarësisht nga fakti që në samitin e NATO-së në  Çikago do të refuzohet pranimi i Maqedonisë, ata do të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e VMRO-së, argumenton bindshëm  nënshtrimin e kësaj strukture politike për motive të interesave kriminale grupore dhe klanore. Ky incident i rëndë ndëretnik argumenton alarmin e fundit se krahas përgjegjësisë komanduese duhet detyrimisht  të konstatohet edhe përgjegjësia politike e  personave  udhëheqës në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe këtë përgjegjësi  duhet ta kërkojë partia shqiptare në qeveri", thuhet në reagim.

RDK i bën thirrje proveniencës politike maqedonase në veçanti  qeverisë  aktuale  të parandalojë këto akte të turpshme dhe dhunshme që burojnë nga politika, sepse këto akte kanë fuqinë e çështjes  të jetë ose  të mos jetë Maqedonia si shtet multietnik  dhe demokratik.

"Kërkojmë nga faktori  vendimmarrës  ndërkombëtar  që të vetdijesojë  qeverinë  aktuale të Shkupit  që  të  bëjë  kompromisin e domosdoshëm me Greqinë dhe të mos keqpërdorë popullatën e pafajshme  shqiptare për arritjen e objektivave integruese", theksohet në fund të komunikatës së RDK.

 

 




Lajmet e funditTë rëndomta