SHT05182013

Perditesimi i fundit01:29:40 MD

Back Lajme Tetovë Rektori i USHT-së ngushëlloi familjen Xhaferri

Rektori i USHT-së ngushëlloi familjen Xhaferri

  • PDF

Me rastin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferrit, Rektori Prof.dr.Vullnet Ameti në emër të USHT-së i dërgoi telegram ngushllimi familjes së Tij. Në telegramin e urimit rektori Prof.dr.Vullnet Ameti, shkruan:

“Në këto momente të dhimbshme për Ju, më lejoni që në emrin tim, të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës t’Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e politikanit dhe intelektualit Arbër Xhaferi.

Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet dhe gjithë potencialin e tij intelektual dhe fizik në shërbim të popullit, të drejtave dhe lirive njerëzore, paqes dhe stabilitetit në vend. Ai përdori dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet më të vështira në të cilat kaloi Republika e Maqedonisë.

Me ndarjen nga jeta, Arbën Xhaferri ka lënë pas një shembull të mirë që do ta bëjë të kujtohet përherë mes nesh.

E nderuar familje Xhaferi, ne ndajmë me Ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh për humbjen e më të dashurit Tuaj”, thuhet në telegramin e ngushllimit të Rektorit të USHT-së, Prof.dr.Vullnet Ameti dërguar Familjes Xhaferri.




Lajmet e funditTë rëndomta