Nga rënia e gurëve, ka pësuar shtëpia e familjes Shaqiri, prej 6 anëtarësh. 32 vjecari Naser Shaqiri ka marrë plagë dhe po kurohet në spital. Kryefamiljari Idaveri tregoi për ALSAT se se në momentin kur është shkëputur shkëmbi, djali i tik Naseri ka qenë në gjumë, dhe ka marrë lëndime në këmbë dhe krahë.
“Vetëm dëgjova një zhurmë të madhe. Kur dola, pash dy gurë të mëdhenj. Siç i incizon ky zotiu,njëri shkëmb afër pesë ton është, dhe një më e vogël afër dy tre tonë. Djalin ma lënduan pak ka trupi, e dërguam në spital ende atje është, kam dëme boll tek dhoma duket”' tha Idaver Shaqiri.
Menjëherë pas ngjarjes, familja Shaqiri është vizituar nga kreu i komunës Sadi Bexheti. Familjes fatkeqe i është premtuar ndihmë e menjëhershme në meremetimin e shtëpisë.
“E pa zoti Sadiu dhe na dha fjalën që të hënën do na ndihmojë ishalla na ndihmon ai se ne asnjëri nuk punojmë jetojmë me pensionin e nënës prej 8000 denarësh”, tha Idaver Shaqiri.
Familja Shaqiri jeton në këtë shtëpi prej 30 vjetësh, dhe kjo është hera e parë që mbi të bie shkëmbi. Por familja Shaqiri, thekson se i trembet edhe dy shkëmbinjve të tjerë, të cilët janë gjithashtu në rrezik shkëputje dhe rrëshqitje. /Bashkim Sulejmani/
Video nga TV KOHA:


