Moti sot në Tetovë dhe mbarë Maqedoninë do të jetë ftohtë me reshje të kohpaskohshme të borës dhe erë nga veriu. Sipas meteorologëve, temperatura ditore do të jetë prej -14 deri në 2 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve moti i ftohtë pritet të zgjas edhe gjatë javës së ardhshme. Siç dihet në Tetovë si rezultat i motit të ftohtë janë mbyll shkollat fillore dhe të mesme. Vendim për ndërprerjen e ligjëratave kanë marë edhe USHT-ja dhe UEJL-ja.
Reshjet e reja dhe erërat e fuqishme me temperatura të ulta kanë përfshirë tërë Evropën Juglindore, duke shkaktuar viktima të reja dhe vendbanime të izoluara.
Numri i viktimave nga moti i ftohtë ka arritur në mbi 450 veta, të cilët kanë humbur jetë si pasojë e temperaturave të ulta.
Në shumë shtete është bllokuar komunikacioni, ka mungesë të energjisë elektrike, mbyllje të porteve dhe probleme tjera. Në disa pjesë të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Serbinë janë ngrirë liqene dhe lumenjë.
Temperaturat në disa pjesë të kontinentit evropian janë lëshuar deri në - 40 gradë celsius.
Në Ukrainë është lëshuar temperatura deri në - 30 gradë celsius. Në këtë vend deri tani kanë humbur jetën 136 veta. Në Poloni numri i viktimave nga moti i ftohtë ka arritur në 68, Në Ceki 25 veta, Bosnjë-Hercegovinë dy viktima të reja gjatë të martës, ndërsa në Serbi deri tani 11 veta


