DIE05192013

Perditesimi i fundit12:10:45 MD

Back Lajme Tetovë Sot u bë varimi i tre viktimave të aksidentit

Sot u bë varimi i tre viktimave të aksidentit

  • PDF

Shumë qytetar, miq dhe familjar kishin ardhur sot të ju japin lamtumirën e fundit Osmanit, Besimit dhe Fehmis që vdiqën në aksidentin që ndodhi të mërkurën në mëngjes në afërsi të Preshevës.

Ata me nderime fetare u varosën në varezat e Zhelinës respektivisht Tetovës.

I ndjeri Osman Osmani u varos në orët e paraditës në varezat e fshatit Zhelinë, kurse Besim Fetai (afër 35 vjeçar) dhe nipi të tij Fehmi Fetai (24 vjeçar) u varosën pas namazit të xhumasë në varezat e qytetit në Tetovë.

..................................................................

 

 

Tre të vdekur nga Tetova në aksidentin e ndodhur afër Preshevës (VIDEO)

25.01.2012

Nga një aksident i rëndë që ndodhi sot në mëngjes në rrugën magjistrale Vranjë - Shkup, në afërsi të Preshevës tre tetovar e kanë humbur  jetën.

Sipas inforamatave që disponon tetova1.com, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06.30 në magjistralen në afërsi të Preshevës, me ç`rast një veturë AUDI A4 me targa të Tetovës  TE – 571 DS është përplasur me një kamion me targa greke. Drejtuesi i kamionit nuk është lënduar dhe i njëjti është ndalur dhe po mbahet në paraburgim 48 orësh. Vetura me të cilën po udhëtonin tre qytetarët e ndjerë kishte përfunduar nën kamion. Sipas mediumeve serbe, shkaktar i këtij aksidenti mund të ketë qenë rruga e rrëshqitshme dhe me borë.

Burime tona nga presheva.com thonë se në veturën Audi kanë qenë vetëm tre persona.

Kurse një banorë i Zhelinës (Amir.Z) na informoi për identitetin e të vdekurve. Bëhet fjalë për Osman Osmanin (afërsisht 60 vjeçar) nga Zhelina dhe Besim Fetai (afër 35 vjeçar) dhe nipi i tij Fehmi Fetai (24 vjeçar) të dy nga Pallatica.

Policia e Vranjës njofton se për disa orë rruga magjistrale ka qenë e mbyllur dhe veturat janë drejtuar në drejtim të Bujanovcit në rrugët alternative.

Fotografite nga aksidenti mund ti shikoni duke KLIKUAR KËTU.

Stafi i www.tetova1.com u shpreh ngushllime familjarëve të viktimave.

(tetova1.com)




Lajmet e funditTë rëndomta